JOBS YOU WILL LOVE

Our network of companies is constantly hiring exceptional talent from all over the world.

Asistencë Teknike_ Kërkohet njohuri e sektorit fotovoltaik

Enpal

Enpal

Multiple locations · Tirana, Albania
Posted on Jan 10, 2025

Descrizione dell'azienda

Enpal ndjek ëndrrën për të ndërtuar komunitetin më të madh të energjisë së rinovueshme në botë. Ne tregetojme impiante fotovoltaike, akumulatorë energjie dhe wallbox me një tarifë të plotë all-inclusive, duke kombinuar një tarifë të ulët elektrike ekologjike me një zgjidhje të plotë të integruar. Vetëm në Shqipëri, ne kemi një ekip prej më shumë se 250 profesionistësh shumë të kualifikuar, dhe synimi ynë është të vazhdojmë të rritemi ndjeshëm në vitet e ardhshme. Jemi vazhdimisht të angazhuar në zgjerimin e stafit tonë për të përballuar sfidat e reja dhe për të kapur mundësitë e tregut, duke mbajtur gjithmonë në qendër cilësinë e punës sonë dhe kënaqësinë e klientëve ta

    Descrizione del lavoro

    Per ekipin tone Operation po kerkojme Asistencë Teknike për Përgatitjen e Instalimit të Fotovoltaikut_Aktivitet Backoffice

    Përgjegjësitë:

    1. Mbështetje teknike e nivelit të dytë
      • Menaxhimi i ticket teknike lidhur me sistemet fotovoltaike dhe pompave të ngrohjes.
      • Ofrimi i mbështetjes teknike për menaxherët e llogarive për çështje jashtë kompetencave të tyre.
    2. Mbështetje për ekipin e Buildability Analyst
      • Asistencës teknike për vlerësimet e mundësisë së instalimeve.
    3. Mbështetje për ekipin e Cilësisë
      • Asistencës teknike për vlerësimin e cilësisë së instalimeve dhe procedurave teknike.
      • Propozimi i zgjidhjeve dhe përditësimeve për standardet operative për të përmirësuar rezultatet
    4. Mbështetje për ekipin e Cilësisë
      • Kontributi në trajnimet teknike të stafit të brendshëm në sisteme fotovoltaike dhe pompa ngrohjeje.
      • Hartimi i raporteve teknike të detajuara për biletat e zgjidhura dhe për aktivitetet e mbështetjes për ekipet.

    Qualifiche

    Kërkohet:

    • Diplomë ose bachelor në Inxhinieri Elektrike ose një fushë tjetër teknike të lidhur.
    • Njohuri të mira mbi kodet e sigurisë elektrike dhe rregulloret përkatëse.
    • Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve.
    • Eksperiencë e provuar si elektriçist (Rrymë e Ndërrueshme).
    • Eksperiencë në instalimin e impianteve fotovoltaike.
    • Aftësi në instalimin e inverterëve dhe paneleve elektrike për fotovoltaik.
    • Njohuri e gjuhes Italiane është plus

    Ulteriori informazioni

    Çfarë ofrojmë:

    • Punësim të drejtpërdrejtë me kontratë të përhershme.
    • Paga: Paga fikse dhe variabile, me bonus, të përshtatura sipas eksperiencës dhe nivelit të njohurisë së gjuhës italiane.
    • Trajnim të paguar dhe mundësi për zhvillim profesional.
    • Ambient pozitiv, stimulues dhe ndërkombëtar.
    • Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.
    • Mundësia për të ndarë idetë tuaja dhe për të kontribuar në një histori suksesi.

    Nëse je i gatshëm të nisësh një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe të bëhesh pjesë e suksesit tonë të ftojmë të aplikosh.

    Orari i punës: me kohë të plotë nga e hëna në të premten, nga ora 09:00-18:00 (fundjava pushim)

    Vendi i punës: Astrit Sulejman Balluku, pranë bar Sanremo (Myslym Shyri), Tiranë.

    Kontakti: 068 471 9512